Kokainë me vlerë 20 mijë euro, arrestohet një person

  • E.K /
  • 04 April 2023 - 15:41
Kokainë me vlerë 20 mijë euro, arrestohet një person

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, gjatë një operacioni me qëllim luftimin e trafikur të drogës.

Shqiptari u bllokua në një parking në Sant’Alessio, ku po përgatitej t’i jepte 165 gramë kokainë një personi tjetër, i cili sapo pa uniformat blu u zhduk me shpejtësi.

Droga e sekuestruar, nëse do të shitej me pakicë, do të jepte mbi 20 mijë euro.

(Kosova Sot Online)