Reagon Murati për bllokimin e të hyrave vetanake të komunave, ja çka thotë

  • E.K /
  • 06 April 2023 - 12:06
Reagon Murati për bllokimin e të hyrave vetanake të komunave, ja çka thotë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur lidhur me bllokimin e të hyrave vetanake të komunave nga vitet paraprake, për çka reagoi Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Murati ka thënë se kjo çështje rregullohet me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Ligjin për Buxhetin.

“Kjo çështje rregullohet me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe përgjegjësitë, ku thuhet se të hyrat vetanake të pashpenzuara të komunës për vitin paraprak, barten në vitin vijues. Kjo gjë pastaj rregullohet edhe me Nenin 9, paragrafi 6 të Ligjit për Buxhetin, i cili e thotë të njëjtën gjë, pra që të hyrat vetanake nga viti 2022, barten në vitin 2023 dhe kjo është në tërësi në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike. Madje, nëse se u kujtohet, ka qenë pikërisht ky Nen, pra Neni 9, paragrafi 6 që është amandamentuar nga Grupi Parlamentar i LDK’së dhe është votuar edhe nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosje , dmth ka qenë një konsesus sa i përket atij amandamenti. Pra Ligji për Buxhetin e parasheh këtë gjë që po e thotë deputeti Tahiri dhe ne po e zbatojmë Ligjin që e keni miratuar ju si Kuvend, e madje nenin përkatës që e ka amandamentuar Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka thënë Murati.

(Kosova Sot Online)