
Zhduket 16 vjeçarja, nëna e saj thotë se që 2 muaj është larguar nga banesa dhe nuk e di se ku është

Një 16 vjeçare është zhdukur.
Një nënë 43 vjeçare ka raportuar në polici se vajza e saj e mitur 16 vjeçare është larguar nga banesa prej dy muajsh, shkruan “Kosova Sot Online”.
Policia ka njoftuar se kanë filluar punën për të gjetur të miturën.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja B. K., 43 vjeçe, e cila ka kallëzuar se prej 2 muajsh është larguar nga banesa, vajza e saj 16 vjeçe.
Policia ka nisur punën për gjetjen e të miturës, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, bën me dije policia.
(Kosova Sot Online)