Sveçla: Ne jemi më të vendosur që veriun e Kosovës ta bëjmë pjesë të zakonshme

  • A.P /
  • 23 April 2023 - 12:03
Sveçla: Ne jemi më të vendosur që veriun e Kosovës ta bëjmë pjesë të zakonshme

Jemi të vendosur që veriun ta bëjnë “pjesë të zakonshme” të shtetit, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se kjo i pengon Serbisë, ndërsa në këtë pikë e sulmoi opozitën. Sipas tij, disa “eksponentë të caktuar” në skenën politike vendore po i bëhen zëdhënës Beogradit.

“Ne jemi më të vendosur që veriun e Kosovës ta bëjmë pjesë të zakonshme -si të gjitha të tjerat – të Republikës së Kosovës”, tha Sveçla në një lidhje direkte në televizionin publik.

“Dikujt, sidomos Beopgradit, kjo nuk i levërdis. Kjo është në kundërshtim me planet e tyre”, shtoi ai.

Më tej, i sulmoi kundqrshtarët politikë në Kosovë, duke thënë se ata po bëjnë diçka “të keqe” dhe “të dhimbshme”.

“Është me të vërtetë shumë gjë e keqe, është e dhimbshme se si eksponentë të caktuar në skenën politike të Republikës së Kosovës i bëhen zëdhënës kësaj qasjeje”, tha Sveçla.

(Kosova Sot Online)