Sveçla: Zgjedhjet e sotme në katër komunat veriore do të prodhojnë 'qeverisje shembullore'

  • A.P /
  • 23 April 2023 - 13:45
Sveçla: Zgjedhjet e sotme në katër komunat veriore do të prodhojnë 'qeverisje shembullore'

Zgjedhjet e sotme në katër komunat veriore do të prodhojë “qeverisje shembullore”, pavarësisht pjesëmarrjes tepër të ulët të votuesve, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Serbia i konsideron jodemokratike dhe jolegjitime zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, Sveçla tha se bojkoti do të bëhet ” i paqëndrueshëm”.

“Do të jetë një administrim apo qeverisje shembullore e këtyre kandidatëve të cilët do ta kthejnë besimin e qytetarëve në institucionet e Republikës së Kosovës dhe gjithë këtë bojkot do ta bëjnë të paqëndrueshëm”, tha ai.

Sveçla tha se Kosova “nuk mund të mbahet peng i shantazhit të Vuçiqit”.

(Kosova Sot Online)