Fillon votimi për balotazh: Turqia sot zgjedh presidentin e ri

  • A.P /
  • 28 May 2023 - 09:17
Fillon votimi për balotazh: Turqia sot zgjedh presidentin e ri

Në Turqi sot u hapën vendvotimet për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Votimi filloi nga ora 8:00 e mëngjesit me kohës lokale dhe do të përfundojë në orën 17:00.

Më shumë se 60 milionë shtetas turq janë regjistruar për të votuar, duke përfshirë 4,9 milionë votues për herë të parë.

Gjithsej 191.885 kuti votimi janë vendosur për votuesit në vend.

Në balotazh, presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan po përballet me kandidatin opozitar Kemal Kılıçdaroglu.

Sipas Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë, më shumë se 1,92 milionë persona kanë votuar tashmë në misionet e huaja dhe portat doganore të Turqisë, nga 20 deri më 24 maj.

(Kosova Sot Online)