Policia: Disa zyrtarë të KFOR-it janë plagosur

  • A.P /
  • 29 May 2023 - 20:00
Policia: Disa zyrtarë të KFOR-it janë plagosur

 Lidhur me gjendjen në veri,  Policia e Kosovës ka dalë me komunikatë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aty bëhet e ditur se deri më tani janë arrestuar pesë persona për shkak të dhunës së ushtruar ndaj zyrtarëve të KFOR-it.

“Si pasojë e dhunës së shfrenuar deri më tani janë lënduar/plagosur disa zyrtarë të KFOR-it, si dhe deri më tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar të cilët kanë përdorur sulme e dhunë ndaj tyre.”, thuhet në komunikatë.

Policia po ashtu bën të ditur se situata vazhdon të jetë e tensionuar, ndërsa ka kërkuar që të rruhet qetësia.


(Kosova Sot Online)