Gashi: Dinjiteti i Kosovës është përdhosur sot nga ata që kanë prishur aleancat tona me partnerët

  • A.P /
  • 30 May 2023 - 21:22
Gashi: Dinjiteti i Kosovës është përdhosur sot nga ata që kanë prishur aleancat tona me partnerët

Qeveria e Kosovës është fajtore për humbje të dinjitet dhe prishje të aleancave me partnerët, ka deklaruar ish-ambasadori, Qëndrim Gashi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai thotë se Kosovës i duhet një qeveri e re.

“Dinjiteti i Kosovës është përdhosur sot jo nga policët, jo nga protestuesit aq shumë, sa nga ata që kanë prishur aleancat tona me partnerët”, tha ai.  

“Deklarata e kryeministrit sot ishte si e një partie jo të ezauruar. Më vjen keq për simpatizantët e VV-së. Ata po e shohin që lidershipi është katapultuar dhe se ata po shikojnë ku do të bien se nuk e dinë. Kosovës i duhet lidership që do ta riparojë aleancat”, shtoi Gashi.

(Kosova Sot Online)