Qytetarët raportojnë se janë dëmtuar tri vetura nga protestuesit në Zveçan dhe Leposaviq

  • E.K /
  • 02 June 2023 - 10:53
Qytetarët raportojnë se janë dëmtuar tri vetura nga protestuesit në Zveçan dhe Leposaviq

Tri raportime janë bërë dje në Policinë e Kosovës, sa i përket dëmtimit të veturave nga protestuesit lokalë serbë.

Dy vetura janë dëmtuar në Zveçan dhe një në Leposaviq.

Kurse, protestuesit lokalë serbë kanë hyrë sot në ditën e pestë të protestave, me qëllim për t’i larguar kryetarët shqiptarë që u zgjodhën në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komunash, të mbajtura më 23 prill.

(Kosova Sot Online)