Gruaja më e vjetër në Irlandë tregon sekretin e jetëgjatësisë së saj

  • A.P /
  • 07 June 2023 - 13:45
Gruaja më e vjetër në Irlandë tregon sekretin e jetëgjatësisë së saj

Ditëlindja e saj ishte lajmi i ditës në mediat vendase dhe ndërkombëtare. Jo rastësisht, pasi Máirín Hughes, gruaja më e vjetër e Irlandës, mbushi 109 vjeç dhe fatmirësisht gëzon shëndet të mirë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me rastin e ditëlindjes së saj, ajo shpjegoi sekretin e saj të jetëgjatësisë.

“Mos e humbni kohën kot dhe jetoni jetën tuaj në maksimum”, tha e moshuara.

Hughes lindi më 22 maj 1914, në Belfast, dy javë para shpërthimit të Luftës së Parë Botërore dhe një nga kujtimet e saj më të hershme është kur nëna e saj kujdesej për pacientët në pandeminë e gripit të vitit 1918.

Ajo u rrit në Dublin dhe Killarney dhe studioi në Universitetin Cork. Ajo punoi si kimiste në laboratorin mjekësor të universitetit derisa, në vitet 1950, u transferua me burrin e saj në Dublin, ku vazhdoi karrierën e saj të mësimdhënies.

Personi më i vjetër në botë është María Branyas Morera nga Spanja, 116 vjeç, por ne nuk do të habiteshim nëse Máirín do ta thyente këtë rekord.

(Kosova Sot Online)