Sveçla: Angazhimi ynë mbetet i njëjtë kushtetutshmëri dhe ligjshmëri

  • A.P /
  • 05 June 2023 - 19:45
Sveçla: Angazhimi ynë mbetet i njëjtë kushtetutshmëri dhe ligjshmëri

Për aksionet e Policisë së Kosovës në Veri të Kosovës, ka folur Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se Policia është duke parandaluar kontrabandën.

Ka përmendur rastin e së dielës ku u konfiskuan disa produkte si mishra e çokollata, si dhe konfiskimin e një automjeti në kërkim ndërkombëtar.

”Dy ditët e fundit, në disa operacione në veri, @Kosovo_Police ka parandaluar rastet e kontrabandës dhe ka konfiskuar një automjet në kërkim ndërkombëtar”.

“Angazhimi ynë mbetet i njëjtë: kushtetutshmëri dhe ligjshmëri në të gjithë vendin tonë, për një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Sveçla.

(Kosova Sot Online)