Hoti: Kosova sot po humb miq për shkak të politikës së mbrapshtë të binomit Kurti-Osmani

  • A.P /
  • 06 June 2023 - 15:37
Hoti: Kosova sot po humb miq për shkak të politikës së mbrapshtë të binomit Kurti-Osmani

Dy udhëheqësit e shtetit, kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, se po e dërgojnë Kosovën drejt izolimit ndërkombëtar, ka deklaruar deputeti Avdullah Hoti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hoti tha se Kosova sot po humb miq dhe aleatë shkaku i politikës së pushtetit aktual qeverisës.

“Kosova sot po humb miq dhe aleatë për shkak të politikës së mbrapshtë të binomit Kurti-Osmani”, tha Hoti.

“Kosova sot është në pikën më të ulët të mbështetjes nga aleatët në tri dekada. Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit. Nga vendi me mbështetjen më të madhe amerikane në rajon, këta të paaftë e kthyen Kosovën në qendër të kritikave dhe fajësimit nga ana e aleatëve”, deklaroi ai.

Hoti është shprehur i shqetësuar me penalizimin e Kosovës nga ShBA-ja pas ngjarjeve në veri. Ka pyetur se cilat mund të jenë pasojat e radhës.

“Pasojat tanimë po i bartim – Kosova është përjashtuar nga ‘Defender 2023’, që ishe ëndërr e ushtarëve të FKS-së. Cilat janë pasojat e radhës?!”, u shpreh ish-kryeministri, aktualisht deputet i LDK-së.

(Kosova Sot Online)