Gjermani: Zjarr në një fermë, raportohet për disa të lënduar

  • A.P /
  • 06 June 2023 - 17:23
Gjermani: Zjarr në një fermë, raportohet për disa të lënduar

Të paktën 10 persona janë lënduar nga një zjarr në një fermë luleshtrydhesh në Berlin të Gjermanisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zjarri ka rënë në “Fshati i luleshtrydheve Karl”, që pret çdo ditë vizitorë dhe kryesisht fëmijë. Shkaqet nuk janë bërë ende të ditura, ndërkohë mediat gjermane shkruajnë se në ato momente ferma ka qenë mbushur me vizitorë.

Sipas autoriteteve vendase, nëntë persona janë dërguar në spital me probleme në frymëmarrje për shkak të tymrave, ndërsa një zjarrfikës ka mbetur i lënduar gjatë operacionit të shuarjes.

“Fshati i luleshtrydheve” është një destinacion jashtëzakonisht popullor për familjet, duke ofruar një sërë aktivitetesh, si dhe pret më shumë se një milion vizitorë në vit.

(Kosova Sot Online)