Grenell: Miqtë e mi në Kosovë duhet të përgatiten për pasoja të rënda nëse Kurti nuk i zbaton kërkesat perëndimore

  • A.P /
  • 07 June 2023 - 19:38
Grenell: Miqtë e mi në Kosovë duhet të përgatiten për pasoja të rënda nëse Kurti nuk i zbaton kërkesat perëndimore

Pasoja të rënda nëse kryeministri Albin Kurti nuk i zbaton kërkesat perëndimore, ka paralajmëruar Richard Grenell, ish-emisar amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, gjatë administratës Trump, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Grenell ka thënë se i ka parë pasojat dhe nuk janë aspak të bukura.

“Kurti nuk e kupton se çfarë po ndodh me Kosovën. Komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë atij një afat deri të premten për t’iu përmbajtur angazhimeve që vendi i tij ka marrë më parë. Miqtë e mi në Kosovë duhet të përgatiten për pasoja të rënda nëse Kurti nuk respekton. Unë i kam parë pasojat dhe nuk është e bukur”, ka shkruar Grenell.

Kujtojmë se kryeministri Kurti, ka deklaruar se “marrëdhëniet i ka të mira me SHBA-të dhe BE-në, por ka sfida me emisarët e tyre”.

SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë nga Kurti që kryetarët shqiptarë të punojnë në objekte alternative, si dhe fillimin e implementimit të Asociacionit.

Opozita në Kosovë thotë se Kurti është duke i rrezikuar marrëdhëniet me SHBA-të. 

(Kosova Sot Online)