Flet serbi që mbështet kryeministrin: 100% e përkrahu Albin Kurtin

  • A.P /
  • 09 June 2023 - 19:51
Flet serbi që mbështet kryeministrin: 100% e përkrahu  Albin Kurtin

Serbi Tomislav Perusic, ka deklaruar se e përkrah kryeministrin Kurti në shtrirjen e sovranitetit në veri, dhe thotë se për këtë nuk duhet të humbet kohë më, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai pati kritika dhe cilësime për serbët që protestojnë në veri, sipas tij atje ka protestues të cilët janë të dyshimt, dhe janë të përgaditur për të kryer punët të cilat mund të u kërkohen.

“Kjo çka po ndodhë me veriun, 100% e përkrahu Albin Kurtin. Kosova është shty në qysh, s’ka mo. Duhet me shtru sovranitetin atje. Renin e ka. Nuk kena ma kohë me hup. Ata që protesojnë atje, shumë prej tyre janë dërguar nashta edhe janë pagu e shantazhu e kërcënu. Krejt këto. Nëse sheh videon e protestave, sheh tipa të maskum, me stupca. Nëse analizon lëvizjet e tyre. Gjuhën e trupit, e kupton që këta janë organizu me shku atje. Kanë strategji, taktikë qysh e kur me sulmu”, ka thënë Perusic.

(Kosova Sot Online)