
Ja cilin ministër të Kurtit KFOR-i e ktheu prapa në veri

KFOR-i e ka anuluar vizitën ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu, pas përpjekjeve për ta vizituar në objekt komunal kryetarin Lulzim Hetemi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Andaj për vizitën e tij te Lulzim Hetemi, Njësia Speciale e nisi menjëherë planin.
E duket se tensionimi i mundshëm i situatës nga protestuesit që u mblodhën, ndikoi që të planifikohej kamuflimi i ministrit.
Koordinimi nisi menjëherë edhe me komandantin e KFOR-it.
Planin se si do e dërgonin pa e kuptuar protestuesit, po e shikonte nga afër edhe vet ministri Aliu.
Pas saj, komandantit të KFOR-it iu deshën disa minuta të fliste me pjesëtarët tjerë të pozicionuar para objektit komunal.
Autoblindat u bën gati.
E krejt planin për vizitën e tij në komunën e Leposaviqit e anuloi komandanti i KFOR-it.
(Kosova Sot Online)