
Drejtësia ende në pritje të mbledhjes së të gjitha fakteve në Zveçan

Një vit pas dhunës në Zveçan dhe sulmit ndaj pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, drejtësia është ende në pritje të mbledhjes së të gjitha fakteve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ajo që dihet tani për tani, është se u arrestuan rreth dhjetë veta, shumica e të cilëve u liruan për t’u mbrojtur në liri. Katër u akuzuan, por dy prej tyre u liruan nga akuza për sulm ndaj KFOR-it. Dhe, dy shtetas të Serbisë u dëbuan nga Kosova, pasi dënimi i tyre prej gjashtë muajsh burg u zëvendësua me gjobë.
Dhuna ndodhi më 29 maj të vitit të kaluar, gjatë protestës së disa qytetarëve serbë që kundërshtonin hyrjen e kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
(Kosova Sot Online)