Aksion i ri kundër fajdeve, arrestohen dy të dyshuar që i shkaktuan dëme një personi mbi 600 mijë euro

  • E.K /
  • 21 June 2024 - 11:17
Aksion i ri kundër fajdeve, arrestohen dy të dyshuar që i shkaktuan dëme një personi mbi 600 mijë euro

Policia e Kosovës ka zhvilluar aksion të ri kundër fajdeve në tri lokacione të ndryshme të rajonit të Gjilanit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se gjatë hetimit të këtij rasti janë arrestuar dy persona të dyshuar, një mbetet në kërkim policorë, si dhe janë gjetur prova se të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprat penale të fajdes dhe detyrimit për të cilat janë hetuar.

Dy të arrestuarit dyshohet se kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj një personi me qellim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme materiale në shumë mbi 600 mijë euro.

“Gjatë operacionit policor në cilësi të provave materiale janë sekuestruar tri vetura, motorë sportiv, armë dhe municion, kartëmonedha euro, dokumente të ndryshme si dhe dëshmi tjera materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve”, thueht në njoftimin e Policisë.

(Kosova Sot Online)