Ardita Sinani paralajmërojnë protestë në Bujanoc: Të gjithë bashkë pa dallim, si shqiptarë të diskriminuar

  • G.g /
  • 08 August 2024 - 10:25
Ardita Sinani paralajmërojnë protestë në Bujanoc: Të gjithë bashkë pa dallim, si shqiptarë të diskriminuar

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar për një protestë që do të mbahet të hënën në qytetin e Bujanocit.

Protesta do të filloj nga ora 12:00.

Sipas saj, Shqiptarëve po vazhdojnë t’iu mohohen të drejtat elementare të njeriut pasi që Qeveria në Beograd edhe pas përpjekjeve e angazhimit institucional, kërkesat legjitime po vazhdon të mos i përfillë.

“Prandaj, na duhet çdo formë që për synim ka senzibilizimin e çështjes tonë. Për pozitën tonë, si pakica më e shkelur, rrugës institucionale është koha t’ia bashkangjesim edhe ngritjen e zërit në rrugë. Përmes PROTESTËS. Të gjithë bashkë, pa dallim. Si shqiptarë të diskriminuar. Takohemi më 12 gusht, ditë e hënë, me fillim nga ora 12:00, në Sheshin e Bujanocit”, ka shkruar Sinani.

Postimi i saj në Facebook:

https://www.facebook.com/kryetare/posts/919147890255534?ref=embed_post

(Kosova Sot Online)