Politikani austriak që mbështeste Kurtin, tash thotë se është koha për ta përkrahur Abdixhikun
Politikani austriak, Gunther Fehlinger-Jahn, ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, mund ta udhëheq Kosovën drejt NATO-s, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gunther Fehlinger-Jahn ka bërë të ditur se në vitin 2020, kishte mbështetur Albin Kurtin, por që sipas tij, ai ka bërë shumë pak në arenën ndërkombëtare.
Në platformën X, ka postuar një fotografi me kreun e LDK-së dhe ka shkruar se mbështet Abdixhikun për kryeministër.
“Është koha për një qasje të re. Lumir Abdixhiku do të ketë mbështetjen e Friedrich Merz (lideri i konservatorëve në Gjermani) dhe të Donald Trump. Është koha për ndryshim”, ka shkruar ai.
Madje ai u ka bërë thirrje presidentit Trump si dhe kryetarit të Grupit parlamentar të EPP-së, Manfred Weber, për të mbështetur Abdixhikun për kryeministër të Kosovës.
(Kosova Sot Online)