
Ymeri: Kilogrami i specit improtohet në Kosovë për 1.50 euro, shiten me çmim rreth 5 euro

Specat po dalin të jetë lluks më vete – ndërsa diskrepanca e çmimeve mes asaj se në çfarë vlere importohet dhe në sa shitet në treg del të jetë e madhe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Anëtarja e Kryesisë së LDK-së në Ferizaj, Janina Ymeri, nxori një krahasim të dhënash: Importohet deri në 1.5 euro, kilogrami i specave në treg shitet deri në 5 euro.
Postimi i Ymerit:
Çmimi i Specave
A është i lartë çmimi i importit të specave – apo vetëm çmimi për ne si blerës?
Kosova aktualisht nuk ka prodhim vendor për specat.
Por sipas të dhënave publike nga Dogana e Kosovës, çmimi mesatar i importit për speca të freskët është vetëm 1.24 € për kilogram, Janar dhe Shkurt 2025.
Edhe për specat që vijnë nga Turqia – vendi prej nga importohet më së shumti – kur përfshihen të gjitha taksat (doganore + TVSH), çmimi total i importit është rreth 1.55 €/kg.
Edhe nëse marrim transportin – ky çmim nuk e arsyeton çmimin që po na ofrohet sot në treg: deri në 4.99 € për kilogram.
Kjo është një pyetje publike për:
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës
Nëse këto të dhëna qëndrojnë, apo ka ndonjë version tjetër zyrtar për këtë dallim kaq të madh, është momenti të sqarohet.
Përndryshe, del që çmimi është “stratosferik” vetëm sepse ka kush paguan. Paguajmë ne sigurisht. Thënë ndryshe “i ha pazari”.
(Kosova Sot Online)