Kallas i bën jehonë paralajmërimit

  • A.P /
  • 18 June 2025 - 10:36
Kallas i bën jehonë paralajmërimit

“Nëse nuk e ndihmojmë më tej Ukrainën, duhet të fillojmë të mësojmë rusisht”, ka thënë kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, duke i bërë jehonë paralajmërimit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Lidhur me Ukrainën, Bashkimi Europian po bën pjesën e vet edhe këtu, jo vetëm sepse Ukraina është vija e parë e mbrojtjes së Europës. Ne e dimë që Rusia i përgjigjet forcës dhe asgjëje tjetër”.

Ajo thekson rëndësinë e paketës së 18-të të sanksioneve të propozuara nga BE, duke thënë se “çdo sanksion dobëson aftësinë e Rusisë për të luftuar”.

Por ajo përfundon me një paralajmërim përsëri:

“Ne duhet të bëjmë më shumë për Ukrainën, edhe për sigurinë tonë. Për të cituar mikun tim, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte: nëse nuk e ndihmojmë më tej Ukrainën, të gjithë duhet të fillojmë të mësojmë rusisht. Sa më e fortë të jetë Ukraina në fushën e betejës sot, aq më e fortë do të jetë ajo rreth tryezës së negociatave kur Rusia më në fund të jetë gati të flasë”.

(Kosova Sot Online)