
Macron kërkon nga Irani të rikthehet në bisedime

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturave civile duhet të ndalen, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas France24, duke foluar në”Airshow” të Parisit, Macron ka shtuar se Teherani duhet të tregojë gatishmërinë për t’u rikthyer në tryezën e bisedimeve në lidhje me programin e tij bërthamor.
“Që prej disa ditësh, Franca ka një qëndrim të qartë dhe të thjeshtë: nuk ka asnjë justifikim për sulmet ndaj infrastrukturave energjetike dhe popullsisë civile,” është shprehur Macron.
(Kosova Sot Online)