Prokuroria del me detaje për vdekjen e vajzës nga Kosova

  • A.P /
  • 06 November 2025 - 11:05
Prokuroria del me detaje për vdekjen e  vajzës nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Atje është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçareje nga Kosova. Raportohet se ajo ka qenë studente në Tetovë.

Prokuroria Themelore kanë deklaruar se të dhënat e para nuk japin indikacione për vepër penale, në lidhje me ngjarjen në Tetovë.

Ata thonë se janë intensifikuar hetimet dhe do të merren masa deri në zbardhjen e plotë të rastit. Po ashtu është konfirmuar se në lidhje me rastin do të merren në pyetje disa persona.

“Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dje ka kryer ekspertizë në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të re, si edhe në banesën me qira ku ajo kishte qëndruar. Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes me kontrolle dhe ekspertiza të detajuara në vendngjarje, ndonëse të dhënat fillestare dhe gjurmët në terren nuk tregojnë se bëhet fjalë për vdekje si pasojë e një vepre penale.

“Megjithatë, është urdhëruar obduksioni, do të merren në pyetje disa persona, ndërsa prokuroria dhe të gjitha organet hetimore po veprojnë intensivisht për të sqaruar shkaqet”, thonë nga Prokuroria Themelore në Tetovë.

(Kosova Sot Online)