Kanë përfunduar kërkimet për një person të zhdukur
Kanë përfunduar kërkimet për një person të zhdukur në Bresalc të Gjilanit pasi është gjetur një veturë në një mal afër, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se policia po e heton rastin se pse vetura është gjetur në atë lokacion.
“Sot më 08.11.2025, njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipe të kërkim shpëtimit nga orët e mëngjesit kanë pas një aksion të kërkim shpëtimit. Kërkimi ka mbaruar posa është gjet vetura, në një mal afër Gjilanit, për momentin janë duke u hetuar rrethanat për çfarë arsye është vetura aty. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Nuk raportohet se ka persona të lënduar”, tha ai.
Gjendet në gjendje të mirë shëndetësore personi i zhdukur në fshatin Bresalc të Gjilanit, Policia po merret me rastin
Shoqata për Kërkim Shpëtim ka konfirmuar se kanë përfunduar aksionin e sotëm, pasi e kanë gjetur personin e zhdukur në fshatin Bresalc të Gjilanit.
“Po, misioni ka përfunduar dhe personi është gjetur, poashtu edhe vetura e tij”, kanë bërë të ditur nga Shoqata për Kërkim Shpëtim.
Nga Shoqata për Kërkim Shpëtim kanë konfirmuar se personin e raportuar të zhdukur e kanë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
Ata kanë treguar se tashmë me rastin po merren organet e rendit, policia dhe hetuesia.
(Kosova Sot Online)
