RISHPALLJE E KONKURSIT - TERMOKOS-

  • 07 May 2019 - 09:45
RISHPALLJE E KONKURSIT - TERMOKOS-


Në bazë të dispozitave të nenit 16,17 dhe nenit 21 të Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, nr. 31/2008) dhe ndryshim plotësimeve përkatëse të ligjit bazik meLigjin nr. 04/L-111 dhe Ligjin nr. 05/L-009si edhe në bazë tënenit 23 dhe 26 të Statutit, Bordi i Drejtorëvei NP “Termokos” SH.A, Prishtinë, në mbledhjen e mbajtur medatë: 02.05.2019, mori vendim që të ri-shpallë këtë:

K O N K U R S

Kryeshef Ekzekutiv të NP “Termokos” SH.A, Prishtinë

  1. Të përgjithshme

Kandidati për këtë vend pune duhet të jetë person me integritet, i cili i plotëson kushtet e kualifikimit, kriteret e pavarësisë, duhet të ketë përvojë të nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar, dhe kushtet tjera të kërkuara me dispozitat e Ligjit për Ndërmarrjet Publike.

  1. Mandati i Kryeshefit Ekzekutiv

Kryeshefi Ekzekutiv emërohet nga Bordi i Drejtorëve për mandatin prej 3 (tre) vjetëve, me mundësi të vazhdimit edhe për një mandat.

  1. Kompensimi i Kryeshefit Ekzekutiv

Kompensimi dhe përfitimet e Kryeshefit Ekzekutiv do të përcaktohen nga Bordi i Drejtorëve të NP “Termokos” SH. A, në përputhje me deklaratën për politiken e kompensimit të ndërmarrjes.

  1. Përshkrimi i punëve
  • Në bashkëpunim të ngushtë me Bordin e Drejtorëve, udhëheq zhvillimin strategjik të Ndërmarrjes;
  • Harton, udhëheq dhe mbikëqyrë implementimin e planit të biznesit të ndërmarrjes, planeve afatshkurtra dhe afatmesme të ndërmarrjes në akord me strategjinë e ndërmarrjes, të aprovuar nga Bordi i Drejtorëve;
  • Është përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të ndërmarrjes duke siguruar qëndrueshmërinë afatgjate financiare të saj;
  • Siguron vendosjen e sistemeve të kontrollit të brendshëm, menaxhimit të informacionit duke i mundësuar ndërmarrjes të ekzekutoj aktivitetet e saj në mënyrë të ligjshme dhe etike;
  • Vepron si ndërlidhje në mes të Menaxhmentit dhe Bordit të Drejtorëve, komunikon në mënyrë efektive me palët e ndërlidhura, punëtorët e saj, Komunën e Prishtinës, Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Ministritë apo Agjencitë e saj, Institucione tjera të interesit, si dhe publikun;
  • Organizon, mbikëqyrë dhe mbanë përgjegjësi për të gjitha çështjet e biznesit të ndërmarrjes të cilat nuk janë në kompetencë të Mbledhjes së Përgjithshme të Aksionarëve, Bordit të Drejtorëve, Komisionit të Auditimit apo Zyrtarit të Auditimit të Brendshëm;
  • Kryen dhe punë të tjera të përcaktuara me ligjet e zbatueshme, Statutin dhe aktet tjera të brendshme të ndërmarrjes.
  1. Kualifikimet dhe përgatitja profesionale

Sipas Ligjit për ndërmarrjet publike, një kandidat për t’u zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv në NP “Termokos” SH. A duhet t’i plotësojë këto kritere:

  • Të ketë përgatitje superiore në fushat ekonomike, teknike, juridike apo të tjera të ndërlidhura me aktivitetet, në të cilat vepron ndërmarrja;
  • Të ketë së paku 5 vjet përvojë menaxhuese,
  • Të ketë shkathtësi organizative, drejtuese dhe aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit;
  • Shkathtësi të dëshmuara në punë me grupe dhe organizim të ndërmarrjes apo të ngjashme;
  • Shkathtësi të mira në punën me kompjuter;
  1. Informatë për procedurën e konkurrimit

Dokumentet e nevojshme për konkurrim janë si më poshtë:

  • Aplikacion;
  • CV;
  • Letër motivimi;
  • Dëshmi mbi kualifikimin profesional;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës;
  • Certifikatë që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se tre muaj);dhe
  • Kopje e letërnjoftimit.

Të interesuarit mund t’i dorëzojnë aplikacionet e tyre me dokumentet tjera relevante në arkivin e NP“Termokos”SH.A,Rr.“28 Nëntori” nr.181, Prishtinë, çdo ditë pune prej orës 8:30 – 15:30, në afat prej 30 ditësh nga dita e publikimit të këtij konkursi, të adresuara për: “Bordin e Drejtorëve” të NP “Termokos” SH.A.Aplikacioni mund të shkarkohet nga web-faqja e “Termokos”-it në www.termokos.org ose  mund të merret në zyret e Ndërmarrjes. Kandidatët të cilët kanë aplikuar në afatin e parë nuk kanë nevojë të përsërisin aplikimin.

Informatat shtesë mund të sigurohen përmes numrit të telefonit: 038/541-780.