Kërkesa për shprehje të interesit -Trajnim Puna e kujdestari të klasës- kujdestari i mirë -

  • 17 June 2019 - 09:07
Kërkesa për shprehje të interesit -Trajnim Puna e kujdestari të klasës- kujdestari i mirë  -

Kërkesa për shprehje të interesit 

Emri i shkollës:

“Sylejman Vokshi”

“Dëshmorët e Baballoqit”

Komuna:

Deçan

Deçan

   Data:  17.06.2019

Numri i kontratës:

Emri i kontratës:

ESIP/SDG/05-CS/1.4

Trajnim Puna e kujdestari të klasës- kujdestari i mirë  

 

Qeveria e Kosovës ka marrë një kredi nga grupi i Bankës Botërore për realizimin e projektit për përmirësimin e sistemit të arsimit (ESIP), dhe ka për qëllim që një pjesë të grantit ta përdor për ta përkrahur Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe SHFMU “Sylejman Vokshi” fshati Prejlep, Deçan. Objektivi i nën-komponentit 1.3. (GZhSh) të projektit ESIP është forcimi i kapaciteteve të shkollave që financohen me fonde publike që t’i planifikojnë dhe t’i menaxhojnë burimet si dhe ta promovojnë angazhimin qytetar përmes pjesëmarrjes së mësimdhënësve, prindërve dhe komunitetit në planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e aktiviteteve të shkollës

Në kuadër të kësaj përkrahjeje do të realizohet prokurimi i shërbimeve të konsulencës të nevojshme:  

Trajnim-: Puna e kujdestari të klasës- kujdestari i mirë (trajnim i mësimdhënësve dhe paisje e tyre me shkathtësi dhe praktika të mira për te qenë kujdestar i mirë)  

 

Kualifikimet e firmës konsulente:

• Përvoja e suksesshme në ekzekutimin e kontratave për ofrimin e shërbimeve të konsulencës të natyrës së ngjashme.

• Përvojë në trajnimin e mësimdhënësve dhe përsonelin e shkollës 

• Regjistrimi ligjor i firmës nga autoritetet vendore.

 

Firmat konsulente të pranueshme do të vlerësohen dhe radhiten në listën e ngushtë në bazë të kërkesave kualifikuese si më lartë. 

Firmat konsulente duhet të tregojnë se kanë në dispozicion staf profesional, përkatësisht trajnerë të certifikuar dhe me përvojë në ofrimin e trajnimeve për mësimdhënës në fushën e përdorimit të teknologjisë;

Kriteret e vlerësimit: 

• Përvoja e suksesshme në ekzekutimin dhe zbatimin e kontratave për ofrimin e shërbimeve dhe paisjen e mësimdhënësve me shkathtësi, praktika dhe teknika të konstruktive për një kujdestar të mirë (40%);

• Përvoja specifike në ofrimin e trajnimeve të natyrës së ngjashme(40%);

• Disponueshmëria e personelit kyç profesional të kualifikuar për detyrat (20%) 

 

Procesi i seleksionimit:

Aktiviteti i prokurimit të do të realizohen në përputhje me: Udhëzime: përzgjedhja dhe punësimi i konsulentëve nga huamarrësit e Bankës Botërore” të muajit janar 2011 dhe të rishikuara në korrik të vitit 2014, dhe me dispozitat e përcaktuara në marrëveshjen për financim, sipas përzgjedhjes të bazuar në metodën e Kualifikimeve të Konsulentëve (KK).Firmat Konsulente te interesuar që i plotësojnë kriteret minimale për kualifikim, të cekura më lartë, janë të mirëseardhura të aplikojnë me Shprehjet e tyre të Interesit për shërbime konsulente në adresën: SHFMU “Sylejman Vokshi” fshati Prejlep, Deçan më së largu deri më daten; 25.06.2019. 

 

Firmat e interesuara të konsulencës mund të marrin informacion shtesë ose Termat e Referencës të detajuar për këto detyra në adresën e shënuar më poshtë.

 

Detajet kontaktuese të shkollës:                                                                                                                                           

Sami Lokaj

Telefoni: 044-180-437

E-maili: [email protected]