Kërkesa për shprehje të interesit. Shkolla "Maxhun Çekaj"

  • 22 July 2019 - 12:29
Kërkesa për shprehje të interesit. Shkolla

Kërkesa për shprehje të interesit

Emri i shkollës:

“Maxhun Çekaj”

Komuna:

Deçan

Data: 22.07.2019

Numri i kontratës:

Emri i kontratës:

ESIP/SDG/01-CS/1.3

Trajnim:Përdorimi i teknologjisë në mësimdhënie

 

Qeveria e Kosovës ka marrë një kredi nga grupi i Bankës Botërore për realizimin e projektit për përmirësimin e sistemit të arsimit (ESIP), dhe ka për qëllim që një pjesë të grantit ta përdor për ta përkrahur Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe SHFMU “Maxhun Çekaj” fshati Irzniq, Deçan. Objektivi i nën-komponentit 1.3. (GZhSh) të projektit ESIP është forcimi i kapaciteteve të shkollave që financohen me fonde publike që t’i planifikojnë dhe t’i menaxhojnë burimet si dhe ta promovojnë angazhimin qytetar përmes pjesëmarrjes së mësimdhënësve, prindërve dhe komunitetit në planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e aktiviteteve të shkollës

Në kuadër të kësaj përkrahjeje do të realizohet prokurimi i shërbimeve të konsulencës të nevojshme: 

Trajnim-: Aktivitetet e parapara në shkollë lidhur me orientimin në karrierë

 

Kualifikimet e firmës konsulente:

•               Përvoja e suksesshme në ekzekutimin e kontratave për ofrimin e shërbimeve të konsulencës të natyrës së ngjashme.

•               Përvojë në trajnimin e mësimdhënësve dhe përsonelin e shkollës

•               Regjistrimi ligjor i firmës nga autoritetet vendore.

 

Firmat konsulente të pranueshme do të vlerësohen dhe radhiten në listën e ngushtë në bazë të kërkesave kualifikuese si më lartë.

Firmat konsulente duhet të tregojnë se kanë në dispozicion staf profesional, përkatësisht trajnerë të certifikuar dhe me përvojë në ofrimin e trajnimeve për mësimdhënës në fushën e përdorimit të teknologjisë;

Kriteret e vlerësimit:

•               Përvoja e suksesshme në ekzekutimin dhe zbatimin e kontratave për ofrimin e shërbimeve që kanë të bëjnë me zhvillimin e shkathtësive dhe aktiviteteve në shkollë tëcilat e lehtësojne orjentimin e nnxënësve në karrierë (40%);

•               Përvoja specifike në ofrimin e trajnimeve të natyrës së ngjashme(40%);

•               Disponueshmëria e personelit kyç profesional të kualifikuar për detyrat (20%)

 

Procesi i seleksionimit:

Aktiviteti i prokurimit të do të realizohen në përputhje me: Udhëzime: përzgjedhja dhe punësimi i konsulentëve nga huamarrësit e Bankës Botërore” të muajit janar 2011 dhe të rishikuara në korrik të vitit 2014, dhe me dispozitat e përcaktuara në marrëveshjen për financim, sipas përzgjedhjes të bazuar në metodën e Kualifikimeve të Konsulentëve (KK).Firmat Konsulente te interesuar që i plotësojnë kriteret minimale për kualifikim, të cekura më lartë, janë të mirëseardhura të aplikojnë me Shprehjet e tyre të Interesit për shërbime konsulente në adresën: SHFMU “Maxhun Çekaj” fshati Irzniq, Deçanmë së largu deri më daten; 30.07.2019.

 

Firmat e interesuara të konsulencës mund të marrin informacion shtesë ose Termat e Referencës të detajuar për këto detyra në adresën e shënuar më poshtë.

 

Detajet kontaktuese të shkollës:    

Mehdi Dodaj

Telefoni: 044/182-927

E-maili: [email protected]