Njoftim për vazhdim të konkursit -OSHP-

  • 26 September 2019 - 10:18
Njoftim për vazhdim të konkursit -OSHP-

Republika e Kosovës

                 Republika Kosova – Republic of Kosovo

 

                                                      ORGANI SHQYRTUES I PROKURIMIT

                                                       TELO ZA RAZMATRANJE NABAVKE

                                                           PROCUREMENT REVIEW BODY

__________________________________________________________________

 

Njoftim për vazhdim të konkursit edhe për  7 ditë

 

Në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Kreu III, neni 11, dhe neni 22, paragrafi 3 i Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Organi Shqyrtues i Prokurimit shpall këtë:

 

N J O F T I M

 

Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar se konkurset e shpallura me datë 11.09.2019 për pozitat:

 

1. Ekspert Shqyrtues (4 vende pune)

2. Zyrtar i Lartë Ligjor (3 vende pune )

3. Zyrtar i Lartë Ekzekutiv (1 vend pune)

4. Zyrtar për Teknologji (1 vend pune)

5. Asistent Ekzekutiv (1 vend pune)

 

të publikuara në Gazetat ditore ,,Kosova Sot” dhe “Epoka e Re” dhe në ueb - faqen e Organit Shqyrtues të Prokurimit, vazhdohen edhe për shtatë (7) ditë kalendarik, nga data: 26.09.2019 deri më datën 02.10.2019.

 

Të gjithë Kandidatët të cilët kanë aplikuar në afat dhe procedure të rregullt për këtë pozitë, nuk kanë nevojë për ri-aplikim

 

 

 

 

Zyra e Personelit - OSHP