Organet pa të cilat mund të jetojmë

  • 02 October 2016 - 08:26
Organet pa të cilat mund të jetojmë

Trupi i njeriut është një koleksion kompleks i organeve dhe sistemeve që funksionojnë në harmoni me njëri-tjetrin dhe na mbajnë gjallë dhe të shëndoshë. Disa organe, si zemra, janë esenciale për jetën e njeriut. Mirëpo, njerëzit mund të jetojnë pa disa organe tjera, përkundër faktit që ato kanë funksione të rëndësishme, transmeton gazeta Kosova Sot.

Njëri nga organet pa të cilat mund të jetojmë është mushkëria, pasi që njerëzit i kanë dy sosh dhe ndonëse është më e vështirë jeta me një mushkëri, ajo është e mundur. Organet tjera pa të cilat njerëzit mund të jetojnë janë: veshka (njëra), shpretka, organet riprodhuese, lukthi, zorra e trashë dhe zorra qorre. Natyrisht, të gjitha këto organe janë të rëndësishme për shëndetin e një personi, megjithatë jeta mund të vazhdojë edhe pa to.

(Kosova Sot)