A i keni ditur këto veçori të deles

  • 16 April 2017 - 09:54
 A i keni ditur këto veçori të deles

Në Botë përafërsisht kultivohen rreth 1.043.712.633 krerë dele.

Gazeta Kosova Sot Online ju sjellë llojet e deleve  të cilat ekzistojnë dhe veçorit

Delja Bardhokë: e njohur ndryshe edhe me emrin bardhoka Është dele me ngjyre të bardhë poashtu edhe kokën dhe këmbët i ka të mbuluara me qime të bardha.

Hynë në grupin e deleve me prodhimtari të trefishtë: qumësht, mish dhe lesh, por kryesisht kultivohet për prodhimtari të qumështit vitet e fundit

Delja Balushë: Emrin e ka marrë sepse ka kokë të zezë dhe të mbuluar me lesh të zi, ndërsa, pjesa tjetër e trupit dhe e këmbëve e mbuluar me lesh të bardhë.

Balusha karakterizohet me madhësi mesatare, femrat pa brirë ndërsa meshkujt me brirë. Laktacioni te kjo dele zgjatë deri 250 ditë dhe kanë prodhimtari nga 200-250 litra qumësht, me 6.8% yndyrë. 

(Kosova Sot)