A e dini se edhe kafshët ujore kanë nevojë për larje

  • 21 February 2017 - 16:37
A e dini se edhe kafshët ujore kanë nevojë për larje

P eshqit, breshkat e detit, hipopotamët, kanë nevojë të pastrohen si çdo kafshë tjetër, dhe ato e bëjnë këtë kur ndalen në një stacion të caktuar për këtë gjë. Këto stacione janë të lokalizuara në krye të ndonjë shkëmbi koralor ose mes shkëmbinjve nënujorë. Ato gjithashtu gjenden nën grumbuj të mëdhenj të algave apo në ndonjë pikë të lumenjve apo lagunave.,raporton Gazeta Kosova Sot

Kur kafsha i afrohet stacionit të pastrimit, ajo do të japë shenja që ka nevojë të pastrohet. Peshqit më të pastër si karkalecat e detit, më pas hanë dhe largojnë parazitët nga lëkura e gjithashtu notojnë duke hapur gojën për të pastruar edhe ato vendet që është vështirë të arrihen.

Megjithatë, ka edhe një anë të errët në operacionin e stacioneve për pastrim. Ka disa specie të tjera si peshqit e hollë e të gjatë dhe disa peshq të tjerë që presin për të sulmuar kafshët e vogla ujore që vijnë për t'u pastruar. Disa kafshë mundohen të duken të ngjashme në pamje e sjellje me peshqit pastrues, dhe kur viktima afrohet ata në vend se t'ia hanë parazitët e lëkurës, do të vazhdojnë ta sulmojnë atë.

(Kosova Sot)