Sigurisht nuk e keni ditur se...

  • 12 October 2017 - 10:03
Sigurisht nuk e keni ditur se...

-Kafsha me trurin më të madh, në raport me madhësinë e saj të përgjithshme, është milingona (buburreci). Milingonat janë insektet më të mençura dhe kanë rreth 250.000 qeliza trunore.

-Emri i plotë i kukullës “Barbie” është Barbara Millicent Roberts.

-200 milionë njerëz në Kinë jetojnë me më pak se 1 dollar në ditë.

-Njerëzit kalojnë rreth dy javë të jetës së tyre duke pritur para semaforëve!

-Mëngjarashët jetojnë pak më shkurt sesa ata që shkruajnë me dorë të djathtë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

-Para dhjetë vjetësh, vetëm 500 njerëz në Kinë praktikonin skijimin. Tani, rreth 5.000.000 kinezë pritet që të shkojnë në vendskijime.

-Emri origjinal i Bankës së Amerikës ishte Banka e Italisë. 

-Minjtë shumohen aq shpejt saqë për 18 muaj një çift minjsh mund të lindë deri në 1 milion pasardhës.

-Uolt Dizni frikohej nga minjtë.

-99% e shoferëve të taksive në Nju-Jork janë imigrantë të ardhur rishtazi në SHBA.

-Holanda ka ndërtuar penda të gjata rreth 1.300 km, si dhe mure në det, në mënyrë që të pengojë depërtimin e ujit të detit.

-Në stripa personi në të majtë gjithmonë flet i pari.

-SHBA-ja, me rreth 290 milionë kompjuterë personalë, ka më shumë kompjuterë personalë sesa këto shtatë vende së bashku: Japonia (me 69 milionë), Kina (52 milionë), Gjermania (45 milionë), Britania e Madhe (35 milionë), Franca (35 milionë), Koreja e Jugut (26 milionë), Kanadaja (22 milionë).

(Kosova Sot)