Kërpudhë me pika

  • 12 October 2017 - 15:41
Kërpudhë me pika

Koha e nevojshme: Gjatë fundjavës, kur të keni kohë

Kjo kapelë në formë të kërpudhës me pika është krijuar nga një kapelë (sombrero) fëmijësh.

Çka të nevojitet

Pistoleta e ngjitësit

Shirita ngjitës
Një kapelë për fëmijë e llojit sombrero
1 metër shajak të bardhë
1 metër stof të kuq

1 metër për të matur
Një pjesë e madhe e plastikës me qeska
Shirit ngjitës

Fëmija juaj duhet të veshë rroba dhe këpucë të bardha

Udhëzime

[Dotty Toadstool - Step 2]  Në tërë rrethin e kapelës qit ngjitës. Ngjite shajakun mirë për këtë pjesë të kapelës. Ngjite stofin, duke prerë pjesën në vrimën ku hyn koka.

Mate diametrin e kapelës nga njëri skaj në tjetrin. Preje një rreth nga stofi i kuq me diametër të njëjtë me masën e matur, duke shtuar 15 cm.
[Dotty Toadstool - Step 3] Pjesën rreth kurorës së kapelës mbushe me letër me qeska, duke e ngjitur atë me shirit ngjitës.
[Dotty Toadstool - Step 4]  Qite kapelën e kthyer mbrapshtë mbi rrethin e stofit të kuq. Tërhiqe stofin duke e vënë mbi skajet e kapelës, duke e ngjitur me ngjitës, ashtu si shihet në foto. [C].
[Dotty Toadstool: Step 5] Preje pjesën e mbetur të shajakut të bardhë në 30 deri 40 rrathë, me diametër të ndryshëm. Ngjiti këta rrathë në kapelën si kërpudhë. Le ta vërë fëmija këtë kapelë. Nëse nuk rri mirë, përforcojeni me shirita ngjitës përbrenda.

(Kosova Sot)