Ja pse pulat s'mund të fluturojnë shumë lartë

  • 14 October 2017 - 13:12
Ja pse pulat s'mund të fluturojnë shumë lartë

Po, pulat janë zogj, por jo të gjithë zogjtë mund të fluturojnë mirë. Çdo zog ka pjesët e trupit që i ndihmojnë të mbijetojnë. Disa zogjë kanë krahë të zhvilluar mirë. Ata shpëtojnë nga duart e armiqve të tyre duke fluturuar. Strucat dhe pinguinët nuk mund të fluturojë fare. Por strucat janë vrapues të shpejtë, ndërsa pinguinët janë notarë të shkëlqyer.

Pulat nuk kanë nevojë të fluturojnë shumë lartë. Kjo pjesërisht për shkak se njerëzit I mbajnë ato dhe i mbrojnë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shkencëtarët mendojnë se kjo është edhe për shkak se rreth 4000 vjet më parë, pulat ishin zbutur nga shpendët e egër të Indisë, të  njohur si "zogjtë e pyjeve." Ashtu si gjelat, kishin mbijetuar në pyll kryesisht falë këmbvë të tyre dhe duke përdorur krahët e tyre.

(Kosova Sot)