A e keni ditur këtë për huallin e bletëve?

  • 15 October 2017 - 12:25
A e keni ditur këtë për huallin e bletëve?

Disa prej nesh kanë për hoje bletësh. Dhe mënyra se si janë ndërtuar është vërtetë mbresëlënëse.  Bletët Apis mellifera  i ndërtojnë hojet me dyll, që e nxjerrin nga gjëndra në pjesën e poshtme të trupit. Hualli për shumë shkencëtarë konsiderohet si mrekulli inxhinierike. Po pse?

Për shekuj me radhë, matematikanët dyshonin se forma gjashtëkëndore e ndarjeve ishte më e mirë se trekëndëshi barabrinjës, katrori a çdo formë tjetër, për të shfrytëzuar sa më mirë hapësirën me minimumin e materialit të ndërtimit. Por nuk arrin të shpjegonin plotësisht se pse. Më vonë më vitin 1999 profesori i njohur Tomas Hejlsi dha prova matematikore për avantazhet e asaj që e quajti «hipoteza e huallit». Ai tregoi se gjashtëkëndëshat e rregullt janë mënyra më e mirë për ta ndarë një hapësirë në pjesë të barabarta me minimumin e mjeteve materiale.

(Kosova Sot)