Bretkosa fluturuese

  • 29 October 2017 - 10:37
Bretkosa fluturuese

Mund të keni parë bretkosa që kërcejnë. Por, a keni parë bretkosa që fluturojnë? Në fakt, nuk fluturojnë, por nëse mund të thuhet ashtu, rrëshqasin në ajër. Një bretkosë e tillë është ajo që gjendet në Malaja. Ajo nuk fluturon për t’u argëtuar, por për ta zënë prenë e saj.

Kjo bretkosë quhet bretkosa e drunjve Uallas dhe është më e zonja në zënien e insekteve fluturuese, sesa bretkosat e tjera.

Ajo ka këmbë me pëlhurë dhe me gishta të gjatë. Kur të jetë në ajër, duke e ndjekur ndonjë insekt, ajo i zgjeron gishtërinjtë e këmbëve dhe kështu fluturon.

(Kosova Sot)