Fakte interesante për pinguinët

  • 09 December 2017 - 16:34
Fakte interesante për pinguinët

Pinguinët jo vetëm janë të bukur por janë edhe shumë romantikë kur vjen puna tek propozimi i të 
dashurave të tyre. Ka dy mënyra tradicionale shumë të bukura dhe unike që lidhen me propozimin 
mes pinguinëve,raporton Gazeta Kosova Sot Online 
Kur pinguini mashkull bie në dashuri me pinguinen femër ai kërkon në të gjithë 
plazhin për të gjetur guralecin më perfekt të plazhit. Kur më në fund e gjen, ai shkon 
tek e preferuara e tij dhe e lëshon guralecin përpara këmbëve të saj, nëse ajo e merr 
atë do të thotë që pranon dashurinë e tij. 
Gjatë sezonit të çiftëzimit, pinguinët mblidhen të gjithë së bashku në plazh me 
guralecët e gjetur. Secili pinguin i prezanton të pëlqyerës së tij guralecin, nëse guraleci 
pranohet ata janë partner për të gjithë jetën. 

Pinguinët futen në familjen e shpendëve, ata janë zogj që kanë humbur aftësitë në 
fluturim miliona vjet përpara. ​
Sytë e pinguinëve funksionojnë më mirë në ujë sesa në tokë. 


(Kosova Sot)