Fakte interesante për Babadimrin

  • 10 December 2017 - 15:08
Fakte interesante për Babadimrin

1. BABADIMRI KA EKZISTUAR DIKUR! 
Folklori mund ta ketë shndërruar Babadimrin në një burrë të vjetër që shpërndanë 
dhurata, duke u shëtitur me një sajë që tërhiqet nga tetë drerë që fluturojnë, 
megjithatë, kjo figurë është e bazuar në një person të vërtetë. I lindur në vitin 270, 
Shën Nikolasi ka qenë peshkop i Mirës, një vend që shtrihej në Turqinë e sotme. Ai 
ishte bërë i famshëm për shkak të dhuratave të fshehta që ua bënte fëmijëve të varfër, 
 
 
duke ua lënë dhuratat në këpucë e në dritare, për t'i befasuar në mëngjes. 
2. TERMI BABADIMËR PËRDORET NGA VITI 1773 
Holandezët e kanë mbajtur të gjallë tregimin për Shën Nikolasin, duke treguar se si  
peshkopi shkonte dhe i befasonte fëmijët me çokollata e dhurata tjera në natën e 5 
dhjetorit. Megjithatë, hera e parë kur është përdorur emri Babadimër ka qenë viti 
1773, term ky që ishte përdorur në një gazetë të qytetit të Nju-Jorkut. 
3. KA QENË SATIRA AJO QË E KA FUTUR BABADIMRIN NË OXHAK PËR HERË TË 
PARË 
Në librin satirik të vitit 1809, "A History of New York", Washington Irving e kishte 
paraqitur Babadimrin si një peshkop hollak. Në librin e tij Babadimri është paraqitur 
si një person që tymos duhan dhe pikërisht në këtë libër është përmendur për herë të 
parë futja e Babadimrit në oxhakun e një shtëpie, për t'u shndërruar më pastaj në 
traditë. 
4. "TWAS THE NIGHT BEFORE CHRISTMAS" KA TREGUAR PËR DRERËT VERIORË 
Poema "A Visit From Saint Nicholas" e Clement Moore-t, që më vonë është bërë e 
njohur si "Twas the Night Before Christmas", ka qenë e para që ka prezantuar drerët 
veriorë para botës. Poema ishte publikuar më 23 dhjetor të vitit 1823 dhe, në mesin e 
shumë detajeve të reja për Babadimrin, ishte treguar që ai shëtitet me një sajë, që 
tërhiqet nga tetë drerë veriorë. 
5. 'COCA-COLA' E KA KRIJUAR BABADIMRIN MODERN 
Kur Gjyshi i Festave të Fundvitit kishte filluar të paraqitej për herë të parë në 
ilustrime ai kishte rroba me ngjyra të ndryshme: të gjelbra, të kaltra, rozë dhe shumë 
ngjyra të tjera. Ndërsa, versioni i Babadimrit, që është gjallë edhe sot, ai me kostumin 
me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë, për herë të parë është krijuar në vitin 1931 nga artisti 
Haddon Sundblom, i cili e kishte punuar për një kampanjë të 'Coca-Cola'-s. 
6. BABADIMRI I PARË NË NJË QENDËR TREGTARE ËSHTË VENDOSUR PARA 120 
VJETËSH 
Në vitin 1890, biznesmeni nga Masaçusetsi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte 
bërë Babadimri i parë në Qendër Tregtare, sipas "The Smoking Jacket". Edgar kishte 
ardhur me idenë e veshjes si Babadimër për qëllime marketingu. Fëmijët nga vende të 
ndryshme kishin shkuar për ta vizituar Babadimrin e Vitit të Ri në këtë Qendër 
Tregtare, gjë që më pastaj ishte shndërruar në traditë. 
 
 
7. BABADIMRI KA QENË BEQAR DERI NË VITIN 1849 
Për herë të parë bashkëshortja e Babadimrit është përmendur në tregimin e shkurtër  
"A Christmas Legend" të shkruar nga James Rees në vitin 1849. E, në vitet në vijim, 
ideja e ekzistencës së zonjës së Babadimrit kishte gjetur vend në një sërë veprash 
tjera, të ndërlidhura me Babagjyshin e Festave të Fundvitit.  


(Kosova Sot)