Pse mollëkuqja ka pika të zeza? - OK KIDS - Kosova Sot
Pse mollëkuqja ka pika të zeza?

Pse mollëkuqja ka pika të zeza?

Shkencëtarët mendojnë që ngjyrat kuqezi të këtij insekti paralajmërojnë kafshët e tjera që të mos provojnë ta hanë atë. Mollëkuqja përmban një helm që ka shije të keqe për shumicën e kafshëve e madje mund t’i bëjë ato të sëmuren, transmeton Kosova Sot Online.

Kafshët e tjera helmuese mund të përmbajnë gjithashtu ngjyra të ndezura. Flutura mbretërore është e portokalltë dhe e zezë. Ashtu si mollëkuqja edhe ajo ka shije të keqe. Nëse ndonjë krijesë e uritur e sheh ndonjë insekt me ngjyrë të kuqe të ndezur me pika të zeza, ajo ka shumë më pak mundësi që ta hajë atë. Ai tashmë mund ta ketë mësuar që gjërat me ngjyra të ndezura s’janë të mira për t’u ngrënë.

Edhe nëse kafsha e provon një mollëkuqe, shumë shpejt do ta mësojë shijen e keqe të saj. Kafsha mund të mbajë në mend ato ngjyra dhe të shikojë diku tjetër për ushqimin e radhës.

 (Kosova Sot)

3 minuta më parë
11/12/18