Manarët më të preferuar të botës

  • 16 December 2017 - 15:20
Manarët më të preferuar të botës

Manarët (kafshët që mbahen në shtëpi, për qejf) janë dukuri e rëndomtë në Amerikë, Evropë dhe Azi.

· Në Kinë dhe Hong-Kong, mendohet se macet sjellin fat të mirë, prandaj mbahen në shtëpi dhe dyqane.

· Në Japoni, manarët më të shpeshtë janë zogjtë dhe bulkthat.

· Në vendet arabe, qentë konsiderohen të papastër. Pas kontaktit me qenin, njerëzit duhet të lahen.

· As në Itali qentë nuk janë manarë të shpeshtë, por macet janë të preferuara. Me mijëra mace të rrugës jetojnë në Forum, Koloseum dhe në lokalitete tjera historike në Romë.

· Eskimezët inuitë të Kanadasë veriore, si manarë preferojnë të vegjlit e arinjve, dhelprat, por edhe fokat e vogla.

· Në Afrikë manarët janë dukuri e rrallë.

- Britanikët janë shumë të dhënë pas manarëve. Gjysma e amvisërive britanike e kanë nga një manar, zakonisht mace, apo ndonjë. 

(Kosova Sot)