Gjithçka që nuk keni ditur për basketbollistin Kobe Bryant

  • 20 December 2017 - 09:42
Gjithçka që nuk keni ditur për basketbollistin Kobe Bryant

Kobe Bean Bryant (i lindur më 23 gusht 1978), i njohur me nofkën ‘Black Mamba’ është një lojtar profesionist amerikan i basketbollit për ekipin Los Angeles Lakers të Shoqatës Kombëtare të Basketbollit (NBA). Ai hyri në NBA drejt nga shkolla e mesme dhe ka luajtur për Lakers gjatë tërë karrierës së tij, duke fituar pesë kampionate të NBA-së. Bryant është shpallur 15 herë një yll i të gjitha kohëve, është anëtar për 15 herë në ‘All-NBA Team’ dhe anëtar për 12 herë i ekipit All-Defensive. Në mars 2013, ai është ranguar i treti dhe i katërti në shënimet më të mira të të gjitha kohëve, gjatë dhe pas sezonit respektivisht. Bryant ka pasur një karrierë të suksesshme të basketbollit në shkollën e mesme  ‘Lower Meriopn’, ku ai është pranuar si lojtari më i mirë i basketbollit në vend. Ai e ka aplikuar për t’u pranuar në NDA Draft, pas diplomimit dhe është zgjedhur i 13-ti  në Draftin e vitit 1996 nga ekipi Charlotte Hornets, e më pas ka kaluar te Los Angeles Lakers, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Si një fillestar, Bryant e fitoi reputacionin e një të preferuari të fansave, duke fituar garën ‘Slam Dunk’ më 1997. Bryant dhe Shaquille O’Neal udhëhoqën Lakers-ët në tri kampionate të njëpasnjëshme nga viti 2000 deri më 2002. Një luftë e nxehtë mes dyshes dhe një humbje në finalen e vitit 2004, shkaktoi kalimin e o’Neal-it nga Lakers-ët pas sezonit 2003-04. Pas largimit të O’Neal-it, Bryant mbeti një gur-themel i franshizës së Los Angeles Lakers. Ai e udhëhoqi NBA-në, duke shënuar gjatë sezoneve 2005-06 dhe 2006-07, duke thyer shumë rekorde në këtë rrugë.

Më 2006 Bryant shënoi 81 pikë (më së shumti në karrierën e tij) kundër Toronto Raptors, që ishte në vendin e dytë me më së shumti pikë të shënuara në një lojë të vetme në historinë e NBA-së, duke ia kaluar vetëm Wilt Chamberlain-i më 100 pikë më 1962. Ai u shpërblye me çmimin e rregullt të sezonit Çmimi për Lojtarin më të Vlefshëm (MVP) më 2008. Pasi që humbi në finale të NBA-së, Bryant i dërgoi Lakers-ët në dy kampionate të njëpasnjëshme më 2009 dhe 2010, duke e fituar çmimin MVP në të dyja rastet.

Në moshën 34-vjeçare, Bryant u bë lojtari më i ri në ligë që ka arritur 30,000 pika të karrierës. Ai gjithashtu është shënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në historinë e franshizës së Lakers-ëve. Që prej vitit të dytë të tij në ligë, Bryant është zgjedhur për të filluar çdo lojë ‘All Star’. Ai ka fituar çmimin MVP katër herë (2002, 2007, 2009 dhe 2011), duke e lidhur atë me më së shumti çmime në historinë e NBA-së. Në Lojërat Olimpike të vitit 2008 dhe 2012, ai ka fituar medalje të arta si anëtar i ekipit kombëtar të SHBA-së. ‘Sporting News’ dhe ‘TNT’ e emëroi Bryant-in lojtarin më të mirë të NBA-së për vitet 2000.

(Kosova Sot)