Nga çka përbëhet pluhuri?

  • 31 December 2017 - 09:41
Nga çka përbëhet pluhuri?

Pluhuri mund të jetë i përbërë nga gjithçka duke filluar nga qelizat e vdekura të lëkurës e deri te grimcat e shkëmbinjve të gjithësisë. Pluhuri që gjendet jashtë shtëpisë, mund të përmbajë gjithçka që mund të ndahet në grimca të vogla dhe të lëvizë rreth e rrotull nga rrymat ajrore. Disa gjëra të zakonshme në këtë pluhur janë rëra dhe dheu , grimcat e polenit nga lulet dhe sporet e mykut e kërpudhave të tjera. Shumë kafshë (si elefanti në foto) e përdorin këtë pluhur për pastrim, e për largimin e parazitëve. Pluhuri i shtëpisë përbëhet nga ‘pluhuri i jashtëm’ plus shumë gjëra të tjera. Përbërja e saktë në pluhur mund të ndryshojë nga shtëpia në shtëpi. Pluhuri i shtëpisë zakonisht përmban edhe copëza të lëkurës së tharë, që gjithmonë bien nga njerëzit dhe kafshët. Pluhuri zakonisht përmban edhe copëza të vogla të flokëve të njeriut, fijeve të gëzofit të kafshëve si dhe fibra të tepihëve apo rrobave. Dhe një sasi e pluhurit vjen edhe nga gjithësia. Shkëmbinj të vegjël gjithmonë bien në Tokë. Disa prej tyre kanë qenë këtu që prej ekzistencës së dinozaurëve dhe ata ende fryhen nga era rreth e rrotull botës, duke u vendosur mbi dollapët tanë.

(Kosova Sot)