Pse skuqemi?

  • 02 January 2018 - 14:53
Pse skuqemi?

Skuqja nga turpi apo emocionet e tjera zakonisht shfaqen vetëm në lëkurën e fytyrës. Lëkura skuqet për shkak se në damarët e imët të gjakut, që gjenden menjëherë nën lëkurë, fillon që të qarkullojë një sasi më e madhe e gjakut.

Rregullimi i temperaturës trupore varet pjesërisht nga qarkullimi i gjakut në lëkurë. Kur trupi ynë është tepër i nxehtë, ai automatikisht dërgon më shumë gjak në lëkurë, gjë që ndihmon në largimin e një sasie më të madhe të nxehtësisë. Kur e kemi ftohtë, gjaku qarkullon më shumë në brendësi të organizmit, e më pak në lëkurë.

Për lëkurën e fytyrës duket se vlejnë disa rregulla të tjera, meqë ajo skuqet edhe nga emocionet e tepërta, siç është p.sh. turpi. Qendra e kontrollimit të qarkullimit të gjakut ndodhet në tru. Ajo punon në mënyrë të pavarur, pra nuk ka nevojë që ne ta rregullojmë atë me anë të vullnetit. Skuqja e fytyrës mund të paraqitet edhe derisa na vijnë mendime të caktuara.

(Kosova Sot)