Venediku është duke u fundosur!

  • 03 January 2018 - 11:17
Venediku është duke u fundosur!

Shumica e njerëzve në botë udhëtojnë nëpër tokë, por në një qytet të Italisë transporti me varka e përbën mënyrën kryesore të lëvizjes. Bëhet fjalë për qytetin e famshëm të Venedikut, i cili është i pasur me ndërtesa historike dhe është i njohur mu për kanalet e tij të shumta. Por, për fat të keq, ky qytet i bukur me sheshe dhe kisha historike, si dhe me gondolat e tij karakteristike, është duke u zhytur në ujë - edhe atë me një shpejtësi të madhe.

Pse është duke u fundosur Venediku?

Ngrohja globale ka shkaktuar rritjen e nivelit të ujërave në mbarë globin, gjë që është parë të jetë shkatërrimtare për këtë qytet. Ndërtesat qysh tani kanë filluar t’i vuajnë pasojat e vërshimeve gjithnjë e më të shpeshta. Themelet e tyre thjesht kanë filluar të dridhen. Prandaj, shumë banorë tanimë kanë filluar të largohen nga ky qytet. Por, një grup prej tyre kanë dalë me një projekt për ndërtimin e një pende, të quajtur Penda e Mojsiut, edhe pse një pendë e tillë do ta pengonte qarkullimin e ujërave, duke shkaktuar që kanalet e Venedikut të marrin një erë tepër të rëndë. Shpresojmë se, megjithatë, do të gjendet një mënyrë për ta shpëtuar këtë qytet të bukur.

(Kosova Sot)