Cilat ngjyra i dallojnë daltonistët?

  • 11 January 2018 - 09:08
Cilat ngjyra i dallojnë daltonistët?

Unë mendoj se përgjigja duhet të jetë se ata shohin në forma të ndryshme, nga e bardha deri në ngjyrë hiri e deri në të zezë, ndoshta edhe sikurse në filmat e vjetër klasikë, bardhë dhe zi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sido që të jetë, ka shkallë të ndryshme të mosdallimit të ngjyrave. Edhe unë po ashtu në disa ngjyra jam pjesërisht i verbuar, apo ndoshta, jo shumë i ndjeshëm—në të kuqen. Kur jam në komunikacion dhe nga larg shoh një ngjyrë në semafor, nuk mundem ta dalloj nëse është e kuqe apo është e gjelbër, derisa të afrohem.

Në të vërtetë qelizat që janë të ndjeshme në retinën e syve diskriminojnë në mes të ngjyrave në dritën më të shndritur. Prandaj kjo është edhe arsyeja se pse syri nuk mundet t’i vërejë ngjyrat ashtu si janë. 

(Kosova Sot)