A mund të bëjnë gjëra njerëzit e hipnotizuar, të cilat përndryshe nuk mund t’i bëjnë? - OK KIDS - Kosova Sot
A mund të bëjnë gjëra njerëzit e hipnotizuar, të cilat përndryshe nuk mund t’i bëjnë?

A mund të bëjnë gjëra njerëzit e hipnotizuar, të cilat përndryshe nuk mund t’i bëjnë?

Kjo pyetje të bën të mendosh për dy gjëra:

1) për gjërat të cilat normalisht nuk do t’i bënit dhe

2) gjërat të cilat fizikisht, apo mendërisht, nuk mund t’i bëni (p.sh. që ta lëvizni gotën me anë të fuqisë së mendjes).

Së pari, shtrohet pyetja a funksionon hipnoza? Po, disa njerëz janë më të prirë që të hipnotizohen, sesa të tjerët. Një mjek nga Universiteti i Londrës e përdori hipnozën te 24 njerëz (gjysma e të cilëve ishin treguar të ishin tepër të prirë që të hipnotizoheshin, e gjysma tjetër pak të prirë), duke u dhënë atyre që të kryenin detyra të ndryshme. Me këtë rast është parë se hipnoza ndikon në pjesën e trurit, që është përgjegjëse për vendimmarrje, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Por, çka me gjërat të cilat nuk mund t’i bëni? Kjo varet nga definicioni i kësaj shprehjeje: nëse jeni i sëmurë dhe keni dhembje, e cila nuk kalon, atëherë hipnoza mund të jetë e dobishme. Shkencëtarët janë duke e shikuar mundësinë që, me anë të vetëhipnotizimit, njerëzit ta largojnë ankthin dhe dhembjen dhe rezultatet e deritashme janë premtuese. Por, a mund ta lëvizni një gotë me fuqinë e mendjes, derisa jeni i hipnotizuar? Jo, na besoni! Edhe ne kemi provuar, por kot!

(Kosova Sot)

 

16 orë e 7 minuta më parë
10/12/18