Fakte interesante mbi orën dhe kohën

  • 05 March 2018 - 11:09
Fakte interesante mbi orën dhe kohën

Koha është një iluzion. Disa teori të reja të shkencëtarëve fizikanë rekomandojnë se koha lindi nga një realitet thelbësor dhe i pakohë., raporton Gazeta Kosova Sot

Ja një arsye përse mund të jeni duke punuar deri vonë. Në SHBA, një udhëtar humb zakonisht 38 orë të një viti në trafik.


Departamenti Amerikan i Energjisë ka vlerësuar se kërkesa për elektricitet zbret me 0.5 për qind gjatë kohës kur ora shkon përpara 60 minuta. Kjo përkthehet në afërsisht 3 milionë fuçi nafte të ruajtura.


Një sekondë përcaktohej si 1/86,400 e gjatësisë së një dite. Megjithatë, rrotullimi i Tokës nuk është krejtësisht i besueshëm. Ndërthurja baticore mes Diellit dhe Hënës e ngadalëson planetin tonë dhe rrit gjatësinë e një dite me 3 milisekonda për çdo shekull.

Nga fakti i mësipërm mund të nxjerrim si përfundim se dita në kohën e dinozaurëve ishte e gjatë vetëm 23 orë.

Edhe moti e ndryshon ditën. Gjatë ngrohjes së oqeaneve prej ngjarjes së pagëzuar me emrin El Nino, erërat e forta mund të ngadalësojnë rrotullimin e Tokës me një milisekond çdo 24 orë.


Ora më e saktë në botë gjendet në Institutin Amerikan të Standardeve dhe Teknologjisë në Kolorado, që mat dridhjet e çdo atomi merkuri. Në një miliard vjet, kjo orë nuk do të ketë pasaktësi asnjë sekondë.

Deri në vitet 1800, çdo fshat kishte zonën e vet kohore, pasi orët sinkronizoheshin me mesditën diellore lokale.


Sipas teorisë kuantike, çasti më i shkurtër i kohës që mund të jetë real është i njohur si koha planck ose ndryshe 0.0000000000000000000000000000000000000000001 sekondë.

Koha nuk ka ekzistuar gjithnjë. Shumë shkencëtarë besojnë se koha u krijua së bashku me pjesën tjetër të universit gjatë Big Bangut, 13.7 miliardë vjet më parë.

(Kosova Sot)