Kush e zbuloi fjalën ‘alo’?

  • 06 March 2018 - 13:52
Kush e zbuloi fjalën ‘alo’?

Hello, hallo, alo, në vende të ndryshme përdoret fjala e njëjtë, sa herë që njerëzit përgjigjen në thirrjet telefonike. Por, në vendet anglishtfolëse e dhe në disa vende të tjera, kjo fjalë merret edhe si përshëndetje, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Legjenda thotë se ishte Tomas Alva Edisoni ai që i pari tha ‘alo’ në telefon. Por, ai nuk e shpiku këtë fjalë. Fjala ‘hello’ kishte kohë që përdorej si përshëndetje në mesin e amerikanëve. Besohet se origjina e kësaj fjale vjen nga fjala e lashtë frënge 'hola', që d.m.th. 'stop!' apo 'hej'.

Edhe pse, sikur që thamë më parë, kjo fjalë është përdorur që nga kohët antike, ajo u bë ndërkombëtare vetëm pas zbulimit të telefonit.

Kështu, mund të thuhet se Edison e bëri këtë fjalë një përshëndetje të popullarizuar dhe pjesë përbërëse të jetës sonë. Aleksandër Graham Bell, i cili shpiku telefonin në vitin 1885, kurrë nuk kishte pëlqyer fjalën 'hello', por ishte për atë që, në përgjigje ndaj thirrjes telefonike, të thuhej 'ahoy', apo si do të thoshin pleqtë tanë, ‘ahoj’.

(Kosova Sot)