Kur është futur prodhimi serik i veturave për herë të parë ?

  • 06 March 2018 - 15:46
Kur është futur prodhimi serik i veturave për herë të parë ?

Deri në vitin 1914 veturat janë prodhuar një nga një me punë dore, ngjashëm si më parë me prodhimin e karrocave. Grupi i punëtorëve së pari përfundonte prodhimin e një veture dhe pastaj fillonte tjetrën. Industrialisti amerikan, Henri Ford bëri një ndryshim në thelbin e metodës së prodhimit kur ai në fabrikën e tij instalojë një trakë lëvizëse. Skeleti i veturës vendosej në një trakë dhe ajo lëvizte automatikisht. Gjatë lëvizjes së trakes, instaloheshin pjesët një nga një,transmeton Kosova Sot Online.

 Para se të vendosej traka, për bashkimin e pjesëve të një Fordi të modelit T, nevojiteshin 13 orë ndërsa me trakë vetëm 1 orë e gjysmë.

(Kosova Sot)